QUMESHTOR ME MIELL MISRI/ LAKROR I LUNXHIT ME BOLLGUR/ MUS ME FRUTA PYLLI (Receta nga Neranxi)





“Neranxi Show” ne Vila24, News24 – 22 korrik, 2019

QUMESHTOR ME MIELL MISRI

1 pako peta
1 gotë miell misri
½ gotë sheqer
1 litër qumësht
1 bustinë vanilje
3 kokrra vezë
150 gr gjalpë
Sheqer pluhur dhe kanellë për servirje

Vendosim qumështin të ngrohet duke mbajtur një gotë mënjëanë. Ndërkohë rrahim vezët së bashku me sheqerin, më pas shtojmë miellin dhe gotën e qumështit. E trazojmë mirë dhe masën e përgatitur e shtojmë në tenxhere ku kemi vendosur qumështin të ngrohet. E përziejmë me qumështin, e lemë të marrë valë dhe të bëhet një masë kremoze. Shtojmë më pas vaniljen dhe 1 lugë gjalpë dhe e lemë kremin të ulë temperaturën dhe të ftohet.

Në një tavë të lyer me gjalpë shtrojmë 4-5 peta të spërkatura me gjalpë. Hedhim kremin dhe mbi krem vendosim 3-4 petët të tjera.

E vendosim qumështorin të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta. Pasi qumështori të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe e servirim spërkatur me sheqer pluhur dhe kanellë.

LAKROR I LUNXHIT ME BOLLGUR

1 pako peta
2 filxhanë bollgur
2-3 vezë
2 filxhanë qumësht
100 gr gjalpë ose vaj
150-200 gr djathë

Në një tenxhere me ujë të ngrohtë lemë bollgurin të zbutet për 30 minuta derisa të bymehet.
Më pas e vendosim bollgurin të ngrohet duke shtuar dhe qumështin e ngrohtë. E trazojmë në zjarr për 2-3 minuta, më pas e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë vezët e rrahura me djathin e thërrmuar.

Në një tavë të lyer me gjalpë shtrojmë 4-5 petë duke i spërkatur me yndyrë. Shtojmë masën e përgatitur, e mbulojmë me 3-4 petë të tjera spërkatur me gjalpë dhe e vendosim lakrorin në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

MUS ME FRUTA PYLLI

400 gr fruta pylli të ngrira
200 ml pana
4 të bardha veze
½ gotë sheqer

Frutat e ngrira i kalojmë në blender duke i kthyer në pure. Shtojmë më pas panën duke e trazuar mirë.

Rrahim të bardhat e vezëve në marengë dhe sapo të rritet volumi shtojmë në menyrë graduale sheqerin. Marengën e përgatitur e bashkojmë me purenë e frutave duke e shtuar në mënyrë graduale në mënyrë që të mos bie volumi.

Musin e përgatitur e servirim në gota duke e vendosur fillimisht në frigorifer.



Fuente – Source

QUMESHTOR ME MIELL MISRI/ LAKROR I LUNXHIT ME BOLLGUR/ MUS ME FRUTA PYLLI (Receta nga Neranxi)

Disfruta cocinando !! En videococina estamos para reunir todas las recetas que existen ! 🙂

Esperamos que os haya gustado la receta y que os salga perfecta !

Un saludo cocineros !!


Contenido relacionado:
Publicado en Recetas, Recetas con fruta y etiquetado , , , .

Deja un comentario

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *