Mish qingji, jahni me oriz/ Tortë çokollatë me fruta (Receta nga znj.Katerina)





“Kendi i gatimit” ne Vila24 – 28 shkurt, 2019

“Kendi i gatimit” ne News24 – 28 shkurt, 2019
SUPE ME QIQRA

500 gr qiqra
1 kokërr qepë
2-3 thelpinj hudhër
2-3 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Gjethe dafine
Kripë, piper
1 kokërr vezë
1 gotë kos
½ kokërr limon
2 gota lëng mishi / ujë

Vendosim qiqrat në një enë me ujë të bollshëm me një majë luge sheqer. Të nesërmen i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë për 20-30 minuta duke shtuar dhe gjethen e dafinës.

Kaurdisim qepën me vajin duke shtuar dhe hudhrën. Më pas shtojmë qiqrat dhe 2 gota lëng mishi ose ujë. I lemë qiqrat të ziejnë dhe për 20 minuta të tjera. Më pas e kalojmë supën në blender dhe e lemë në temperaturë të sobës.

Ndërkohë përgatisim salcën duke rrahur vezën me lëngun e limonit dhe me kosin. Rregullojmë temperaturën e salcës me pak lëng nga supa në mënyrë që veza të mos pritet dhe më pas salcën e përgatitur me vezë e shtojmë tek supa. E rregullojmë supën me kripë dhe piper, e lemë dhe pak minuta në sobë dhe më pas e servirim të ngrohtë pudrosur me pak piper të freskët.

BUKE FSHATI ME DJATHE

800 gr miell
15 gr maja
1 majë luge sheqer
200 ml ujë
300-400 dr djathë
1 majë luge kripë
Rozmarinë, rigon, nenexhik
Vaj

Fillimisht zemë brumin duke hedhur në një enë pak ujë të vakët, majanë dhe sheqerin. E përziejmë derisa majaja të shkrijë dhe më pas shtojmë miellin në mënyrë graduale, pak kripë dhe ujin tjetër të vakët. E përziejmë brumin dhe e lemë të vijë mbuluar me pecetë në një ambjent të ngrohtë për 30 minuta.

Më pas e punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në 4 racione. Lyejmë një tavë me vaj dhe hapim një petë sa masa e tavës. E spërkasim me vaj dhe thërrime djathi dhe më pas vendosim 4 petët e tjera me rradhë njëra mbi tjetrën duke i spërkatur secilën me vaj dhe djathë. E mbështjellim në fund role duke e përdredhur dhe palosur sa më shumë në mënyrë që buka të dalë sa më e shkrifët. E shtypim në fund me gishta e spërkasim me vaj dhe me erëza sipas dëshirës dhe e lemë përsëri të pushojë për 20 minuta. Më pas e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.



Fuente – Source

Mish qingji, jahni me oriz/ Tortë çokollatë me fruta (Receta nga znj.Katerina)

Disfruta cocinando !! En videococina estamos para reunir todas las recetas que existen ! 🙂

Esperamos que os haya gustado la receta y que os salga perfecta !

Un saludo cocineros !!


Contenido relacionado:
Publicado en Recetas y etiquetado , , , .

Deja un comentario

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *