KUNGULL I MBUSHUR ME…/ SALLATE FESTIVE/ ANTIPASTE FESTIVE ME TURSHI (Receta nga Neranxi)





“Neranxi Show” ne vila24 ne News24 – 25 dhjetor, 2019

KUNGULL I MBUSHUR ME ORIZ DHE FRUTA TE THATA

1 kungull të madh
250 gr oriz basmati
1-2 lgj gjalpë
Rrush të thatë
Kajsi të thata
Kumbulla të thata
Arra të thërrmuara
Kanellë
Mjaltë

Presim pjesën e lartme të kungullit duke e hapur si kapak dhe pastrojmë pjesën e brendshme të farave.

Ndërkohë orizin e kemi zjerë aldente dhe e bashkojmë me frutat e thata duke e spërkatur me pak kanellë.

Fillojmë bëjmë mbushjen e kungullit. Në fillim hedhim 2 lugë mjaltë, shtojmë oriz me fruta të thata. Shtojmë mbi oriz 3-4 lugë gjalpë, mjaltë, përsëri oriz me fruta të thata dhe përsëri gjalpë dhe mjaltë. E mbulojmë kungullin me kapakun e vet dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 – 200 gradë Celsius për rreth 1 orë.

MISH QINGJI I PJEKUR

Mish qingji
Qepë në fetëza
Vaj ulliri, gjalpë
Domatina
Turmerik
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Majdanoz për servirje

Lyejmë tavën me vaj, hedhim qepët e grira në rrathë duke i vendosur si një shtresë në tavë. Vendosim më pas racionet e mishit, domatet qershi aty këtu. Spërkasim mirë mishin me kripë, piper të zi, piper të kuq, turmerik. Vendosim në fund copëza gjalpi, e mbulojmë me letër kuzhine dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për rreth 2 orë.

SALLATE FESTIVE

Lakër e bardhë
Karrota
Portokalle
Presh
Rrepë
Panxhar
Finok
Selino
Vaj ulliri
Limon
Uthull
Lëng portokalli
Mustardë
Kripë, piper

Vendosim të gjithë përbërësit e sallatës, përveç përbërësve të marinimit në një pjatancë të madhe. Më pas përgatisim salcën marinuese me mustardë, mjaltë, lëng portokalli, lëng limoni, uthull, vaj ulliri, kripë dhe piper. E trazojmë mirë salcën dhe marinojmë sallatën.

ANTIPASTE FESTIVE ME TURSHI

Ullinj
Kërpudha
Speca
Kastraveca
Kaperi
Rozmarinë
Vaj ulliri

Perimet e ndryshme turshi i presim sipas formës që dëshirojmë, i vendosim të dekoruara në një pjatancë dhe në fund i spërkasim me vaj ulliri.



Fuente – Source

KUNGULL I MBUSHUR ME…/ SALLATE FESTIVE/ ANTIPASTE FESTIVE ME TURSHI (Receta nga Neranxi)

Disfruta cocinando !! En videococina estamos para reunir todas las recetas que existen ! 🙂

Esperamos que os haya gustado la receta y que os salga perfecta !

Un saludo cocineros !!


Contenido relacionado:
Publicado en Recetas, Recetas con fruta y etiquetado , , , .

Deja un comentario

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *