KEK ME KARROTA DHE GOJI BERRY
300 gr miell
400 gr karrota
50 gr goji berry
150 gr arra
200 gr sheqer kaf
4 kokrra vezë
½ filxhan vaj
1 lç kanellë
1 lç pluhur pjekës
½ lç sodë buke
Rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë vajin. Grijmë karrotat në rende dhe i shtojmë tek tasi me vezë dhe sheqer.
Përziejmë miellin me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kanellën. Shtojmë tek mielli dhe arrat të thërrmuara jo shumë dhe më pas e shtojmë miellin gradualisht tek vezët e rrahura me sheqerin. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe në fund shtojmë manat goxhi (goji berry).
Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e pudrosim me miell dhe hedhim brumin e kekut duke e niveluar mirë. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
FRUTA TE KARAMELIZUARA
1 mollë të kuqe
1 mollë jeshile
50 gr goji berry
2 lgj sheqer kaf
1 lgj gjalpë
½ lç kanellë
½ lëng portokalli
2 lgj pana
Presim mollët në kubikë, ndërkohë kemi tretur gjalpin dhe vendosim mollët t’i karamelizojmë duke shtuar dhe sheqerin kaf. Pasi mollët të kenë filluar karamelizimin i shuajmë me pak lëng portokalli. Më pas shtojmë manat goxhi (goji berry) dhe panën.
Mollët e karamelizuara i servirim pudrosur me pak kanellë.
THJERREZA TE KUQE
400 gr thjerrëza të kuqe
1 qepë të thatë
1-2 thelpinj hudhër
2 domate
4-5 lgj vaj ulliri
½ lç xhinxhër pluhur
½ lç kumel
½ lç kurkuma
Kripë, piper
Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrën të grirë hollë. Më pas shtojmë thjerrëzat e lara dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë dhe domatet të prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar xhinxhërën, kurkumën dhe kumelin. Hedhim më pas ujë ½ gisht lartë thjerrëzave dhe i lemë të ziejnë për rreth 25 minuta.
Fuente – Source
KEK ME KARROTA DHE GOJI BERRY/ FRUTA TE KARAMELIZUARA (Receta nga Neranxi)
Disfruta cocinando !! En videococina estamos para reunir todas las recetas que existen ! 🙂
Esperamos que os haya gustado la receta y que os salga perfecta !
Un saludo cocineros !!
Contenido relacionado:
