“Neranxi show” ne Vila24, News24 – 24 korrik, 2019
KEK ME FRUTA ZELE
500 gr miell enkas për kek
1/2 vaj ose gjalpë
1 filxhan ujë
100 gram çokollatë
200 gram fruta zele
Hedhim miellin në një tas ( mielli është i gatshëm sepse ka brenda sheqerin, vezët, qumështin). Shtojmë gjalpin dhe ujin. E trazojmë derisa të formojmë një brumë keku. Më pas hedhim edhe frutat zele. E vendosim në tavën e pjekjes dhe sipër i shtojmë çokollatën. E pjekim në temperaturën 175 – 180 gradë për 45 minuta.
FOLEZA SPAGETI ME PULE DHE PERIME
1 pako spageti
4 racione pule
2 – 3 speca
1 qepë
2 thelpinj hudhra
2 – 3 domate
Vaj, kripë, piper
Verë e bardhë Marsala
Fillimisht ziejmë makaronat spageti dhe më pas në një tavë të lyer me vaj formojmë me spagetin foleza.
Përgatisim salcën. Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë qepën e grirë hollë dhe më pas specat . E rregullojmë me kripë dhe piper e më pas e shuajmë me verë të bardhë. Shtojmë domaten dhe e lemë të ziejë për 10 minuta. Këtë salcë e hedhim tek folëzat e makaronave.
E spërkasim me djathë të verdhë dhe e vendosim në furrë për tu pjekur në temperaturën 180 gradë për 20 minuta.
Fuente – Source
KEK ME FRUTA ZELE/ FOLEZA SPAGETI ME PULE DHE PERIME (Receta nga Neranxi)
Disfruta cocinando !! En videococina estamos para reunir todas las recetas que existen ! 🙂
Esperamos que os haya gustado la receta y que os salga perfecta !
Un saludo cocineros !!
Contenido relacionado: